Nuk mblidhet komisioni intervistues, konkursi për Sekretar të MINT pranë dështimit për herën e katërt

- in Lajme

Për disa muaj askush nuk dëshiroi të jetë Sekretar në ministrinë që drejtohet nga Rozeta Hajdari.  Edhe tani kur kanë garuar disa kandidatë, nuk u mblodh komisioni intervistues për të përzgjedhur njërin nga ta, shkruan Demokracia.com.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) që drejtohet nga Hajdari më shumë se 2 vjet është pa sekretar.

Deri tani kanë dështuar tre konkurse për këtë, sepse  askush nuk kishte shfaqur askush interesim për të aplikuar. Nëpër kohë kanë ndërruar disa sekretarë të kësaj ministrie, ndërsa aktualisht pozitën e zëvendësuesit të sekretarit e mban Daut Latifaj. Para tij këtë pozitë e kishin mbajtur Rexhep Bllaca, Arber Gegaj dhe Irfan Lipovica.

Pranë dështimit është edhe konkursi i katërt.

Më datë 23 tetor, Këshilli shtetëror i pranimit në kuadër të Ministrisë së Brendshme ka marrë vendim që të shtyjë afatin për përfundimin e procedurave të rekrutimit për pozitën e nivelit të lartë drejtuese “Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Afati është shtyrë për 45 ditë.

Kjo erdhi për shkak se komisioni nuk u mblodh më kohë për të intervistuar kandidatët që ishin në listën e ngushtë, shkruan Demokracia.com.

“Këshilli Shtetëror i Pranimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese, për shkak të kompleksitetit të procedurave dhe pamundësisë për tu mbledhur në afatin e përcaktuar ligjor, vendosi zgjatjen e afatit për përfundimin e procedurave të rekrutimit për pozitën Sekretar në MINT”, thuhet në vendimin e këtij Këshillit.

Dyshohet se se deri te kjo shtyrje erdhi për shkak që asnjëri nga kandidatët nuk po i pëlqen pushtetit.

Mësohet se në listën e ngushtë për kandidatë për Sekretar kanë qenë pesë persona: Enver Gërguri, Gurakuq Kastrati, Hamdi Hajdini, Sevdaim Vitia dhe Shklezen Nuza.

Gërguri është mësimdhënëses në  Kolegji nUniversum dhe shërbëd në Ministrinë e Mbrojtjes si nënkolonel. Kastrati është Udhëheqës i Divizionit për infrastrukturë të cilësisë në MINT.

Hajdini punon në Qendrën e Situatave në Ministrinë e Mbrojtjes. Kurse, Vitia është nëpunës në Ministrinë e Mbrojtjes , punon si komandat i Kompanisë MADM ‘.

Konkursi ishte hapur në qershor të këtij viti, ndërsa i pari ishte hapur para dy viteve. Më ushtrues të detyrës në këtë ministri mbulohen disa prej pozitave më të rëndësishme tash e dy vjet. /Demokracia.com/