Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka shpërndarë në Twitterin e tij fotografi të takimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq me liderët evropianë.
Bashkëngjitur me fotografitë e takimeve, Michel ka bërë të ditur se çështje e diskutimit ka qenë depërshkallëzimi i situatës në terren dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve.
Këto çështje, Michel i ka konsideruar thelbësore duke thënë se pret nga Këshilli i Evropës të diskutojë më tej.
Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në një deklarim në Twitter se Kurti është pajtuar me propozimin e BE-së për Asociacionin.
/Demokracia