Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu kritikoi ashpër në fjaimin e saj sot në Kuvend partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje pasi këta bojkotuan seancën për koeficient të pagave
Musliu tha se VV e kishte braktisur seancën edhe për t’i realizuar kërkesat e Policisë së Kosovës.
“Atyre policëve me të cilët fotografohen e krenohen cdo ditë, sepse Levizjes Vetëvendosje nuk i intereson se si jetojnë policët e Kosovës. Nuk ju intereson a kanë këpucë me mbath, a kanë uniforma me vesh, a kanë policët per ti ushqyer fëmijët e tyre, sepse anëtarët e Vetëvendosjes fëmijët e tyre i rrisin e i shkollojnë nëpër shtetet e Evropës. Lëvizja Vetëvendosje mjaftohen duke postuar një fotografi në rrjetet sociale dhe mendojnë që e kena kryer obligimin shtetëror ndaj këtij Institucioni.”, tha ndër të tjera Musliu.
Ajo shtoi se VV e sheh diasporën veç si bankomat dhe votë.
Tutje, Musliu tha se partia e Kurtit ka shkelur mbi gjakun e Astrit Deharit, Mon Balajt e Arben Xheladinit për të ardhur në pushtet
“Sepse krejt çka done çka synon ky pushtet është të varfëroj popullin e Kosovës për ti sunduar me lehtë.”
“LVV ka ardh në pushtet me iden komuniste: “që të pasurit do ti bëjmë më të varfër e të varfërit do ti bëjmë më të pasur” dhe ajo çka shohim sot qytetarë të dashur është që me ardhjen në pushtete të Lëvizjes Vetëvendosje, të pasurit janë bërë më të varfër e të varfëritt I kanë qit përtoke e I kanë rrënu për së gjalli.”, tha deputetja duke akuzuar se VV s’ka lënë gjë pa vjedhur.
Në fund, Musliu pati një thirrje për qytetarëtz
“Mos prisni por organizohuni dhe në çdo formë demokratike kërkojeni e mbrojeni të drejten tuaj që ju takon dhe mos lejoni që të poshtëroheni nga asnjë qeveri kushdo qofte ajo e as Albini e nga nga Lëvizja Vetëvendosje.”, përfundoi ajo./Demokracia.com/