Me krosan, sendviq dhe lëng të fruatve përpara, Bislimi i informon përfaqësuesit diplomatikë në Francë për sulmin terrorist

- in Lajme

Me kroasan, sendviq e lëng të frutave, kështu ka vendosur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi t’i informoi përfaqësuesit diplomatik në Francë për sulmin terrorist në Francë, ku po qëndron për vizitë aktualisht.

Prezent aty ishin ambasadori çek, Michal Fleischmann, Zëvendës Shefi i Misionit të Polonisë dhe ai i Italisë, Wieslaw Tarka e Antonio Cascio dhe i Ngarkuari me Punë i Bullgarisë, Emil Kazakov.

“Vizita zyrtare në Francë e Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, filloi me një mëngjes pune me përfaqësues diplomatikë të disa prej shteteve anëtare në Francë, ku ishin prezent Ambasadori i Republikës së Çekisë, Michal Fleischmann, Zëvendës Shefi i Misionit të Polonisë dhe ai i Italisë, Ëieslaë Tarka e Antonio Cascio dhe i Ngarkuari me Punë i Bullgarisë, Emil Kazakov.”

Në njoftim thuhet se në takim është zhvilluar bisedë e frytshme.

“Ai zhvilloi një bisedë të frytshme me përfaqësuesit diplomatikë të këtyre shteteve, të cilët fillimisht i falënderoi për mbështetjen e shteteve të tyre ndaj Republikës së Kosovës.”

Bislimi i ka informuar ata për hapat në zhvillim ekonomik e integrim evropian, në procesin e dialogut dhe situatën aktuale pas sulmit të 24 shtatorit.

“Zëvendëskryeministri Bislimi i informoi ata për hapat tanë në zhvillim ekonomik e integrim evropian, si dhe mbi procesin e dialogut dhe situatën aktuale, përfshirë sulmin terrorist e aktin e agresionit të 24 shtatorit të sponsorizuar e mbështetur nga Serbia.”

“U theksua se Kosova po performon pozitivisht në indikatorë të ndryshëm përtej barrierave e pengesave me të cilat vendi ynë është përballur. Zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se në vazhdimësi po dëshmojmë vullnetin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës në avancimin e agjendës evropiane. Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.”/Demokracia