Nuk e votuan rezolutën për policinë, opozita i ‘hakmerret’ qeverisë, s’votohen marrëveshjet ndërkombëtare

- in Lajme

Në Kuvendin e Kosovës nuk janë vendosur në votim fare marrëveshjet ndërkombëtare të parapara që të vonoheshin seancën e së enjtes.

Kjo sipas kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca për shkak të mungesë së kuorumit, pasi që në votim nuk po  merr pjesë opozita.

Marrëveshjet e ndërkombëtare të paraparë që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve./Demokracia