Opozita sot ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar rezolutjen për mbështetje financiaare për Policinë e Kosovës.
Mazhoranca nuk ishte e pranueshme në sallë, duke bojkotuar kështu seancën e sotme për Policinë, ndërsa në anën tjetër opozita kishte vënë para foltores së Kryeparlamentarit Glauk Konjufca një fletë ku shkruante “E harruan policinë”.
“Nuk mund te fillojmë pa 61 deputetë, mazhoranca siç duket ka vendosur ta bojkotojë këtë seancë”, tha Konjufca
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kjo mazhorancë i ikin përgjegjësisë që kanë.
“Ky është vendi që sot duhet mu mbështet Policia e Kosovës. Nuk mjafton me foto në Facebook e me llafe të mira. Tash e një periudhë të gjatë kërkojmë që të paktën sigurimi shëndetësor të buxhetohet nga 1 janari 2024. Kuvendi i Kosovës të marrë përsiper një seancë. Ështe e paparanueshme ikja nga pergjegjesia, i ikin mbeshtetjes qe duhet t’i japin Policise se Kosoves. Po ju japim kohe deri ditën e hënën, dhe nga java e ardhshme konsiderojmë që duhet të merret parasysh qe seancat e jashtëzakonshme të mbahen”.
“Krejt ky degjenerim që po ndodh i thirrur nga Albin Kurti, duhet të marre fund. Sot vendi ynë më shumë se kurrë do duhej me tregu unitet. Jane njerëzit e parë që jetën e tyre e vënë në rrezik. Me nejt durt kryq e me bojkotu seancë, është turp i madh”, shtoi Tahiri./ Demokracia