Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla – Shwarz, është shfaqur e pashqetësuar në një fotografi me bashkëkryetarin nga partia Guxo, Faton Pecin.
Ministrja e Jashtme, ka postuar të dielën pasdite një fotografi nga jashtë Kosovës dhe e ka emërtuar thjeshtë si “intermexo”. Gërvalla – Shwarz ka dështuar që ta aktivizojë diplomacinë kosovare në sensibilizimin e shteteve të ndryshme me sulmin terrorist mbi institucionet e Republikës së Kosovës, por e pashqetësuar ka marrë pjesë në aktivitete partiake jashtë vendit.
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, “intermexo është pjesë e vogël muzikore, që luhet me vegla zakonisht ndërmjet akteve a skenave të një opere; skeç muzikor me formë të thjeshtë. Intermexo për piano”. Apo, “shfaqeje e shkurtër a numër i vogël humoristik që luhet ndërmjet akteve të një pjese teatrale”.
Edhe pse kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, me siguri se ka dashur të thotë diçka të madhe kur ka emërtuar fotografinë e përbashkët me bashkëkryetarin nga partia Guxo, Faton Pecin, me humorin e saj, ajo ia ka arritur që të shkaktojë të qeshura./Demokracia