Luftimet po vazhdojnë në rrugët e Izraelit jugor, pasi luftëtarët e Hamasit nisën sulmin mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve nga policia izraelite, luftimet po zhvillohen aktualisht në 14 lokacione, ndërsa rreth 60 “terroristë të Hamasit” kanë “pushtuar” territorin izraelit.
Më herët, banorët e qyteteve në jug të Izraelit folën për luftëtarë të armatosur që shëtisin rrugëve të qyteteve dhe qëllonin në të gjitha drejtimet, madje edhe mbi kalimtarët apo muret e shtëpive.
Për të konfirmuar këtë, në rrjetet sociale është publikuar një video tronditëse, ku shihet se një civil që drejton makinën e tij është qëlluar papritur nga luftëtarët e Hamasit. Më pas, automjeti ka dalë nga rruga, e ndërsa drejtuesi ka marrë lëndime të mëdha.
VIDEO: IMG_7528(KLIKO)
/Demokracia