Kurti në fushata thoshte “asfalti nuk hahet, duhet të investohet në fabrika “, tash asnjë investim për fabrika

- in Lajme

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje në formë elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndarë 3 milionë euro shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.

Vite më parë, në fushata zgjedhore, kryeministri Kurti thoshte se “asfalti nuk hahet” dhe se “duhet të investohet në fabrika”, shkruan Demokracia.com

“Qytetarëve mund të ju shkaktojnë probleme gropat në asfalt, por gropat në stomak nga varfëria i kanë problem më të madh – asfalti nuk hahet”, u thoshte Kurti qytetarëve të Malishevës në zgjedhjet e vitit 2017./Demokracia.com/