Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar për vendimin e Qeverisë që të mos përgjigjen në pyetjet e opozitës, që nuk kanë votuar Marrëveshjet Ndërkombëtare.
“Asnjë përgjigje e Kryeministrit dhe ministrave ndaj pyetjeve tona, të cilat kanë të bëjnë me hallet e qytetarëve. Kur nuk punon e s’ke çfarë tregon, normalisht që mbetesh kokëulur”, është shprehur ajo në Facebook.
Deliu është shprehur se kjo është injorimi i hapur ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve.