Njeriu që hidhte koktej molotovi mbi institucione kujtohet për interesin publik | Kurti: Pa i votu marrëveshjet ndërkombëtare nuk iu përgjigjem pyetjeve tuaja

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet parlamentare të deputetëve të opozitës që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtarë.

Kurti në seancë tha se për shkak që nuk votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, asnjë nga deputetët që bëjnë pyetje, nuk do të kenë përgjigjen e tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare, të gjithë deputetët që i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time edhe pse tashmë i kam të përgatitura. Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet e jemi Jemi kolegë të të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesit shtetëror. Nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më shpesh e më përpikëri në pyetjet parlamentare. Rrjedhimisht atëherë kur do të jeni deputete e Kuvendit të Kosovës, vetëm atëherë unë do të përgjigjem në pyetje parlamentare”, është shprehur Kurti në Kuvend./Demokracia