A e cilëson ShBA-ja terrorist sulmin ndaj Policisë së Kosovës, Hovenier: Mund të them se ishte akt i rëndë kriminal

- in Lajme

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, tha se ende nuk dihet saktë se çfarë ndodhi ditën e 24 shtatorit.

Ai tha se dihet që ata që kryen sulmin terrorist nuk janë qytetarë që mbledhur spontanisht siç u mundua ta prezantojë presidenti Aleksandar Vuçiq, por se ishin të trajnuar e pajisur.

“E dimë që sulmi ka ardhur nga një grup që ishte i mirorganizuar, që ishte i trajnuar, që ishte profesional, që kishte pajisje ushtarake. Nuk ishte një grup individësh që spontanisht u bënë bashkë për të shprehur shqetësime. Ishte një grup i trajnuar dhe i organizuar. Ne jemi ende duke e marrë vesh se kush është përgjegjës”./Demokracia