Gjykata ka marrë vendim që dy nga serbët e arrestuar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri që te iu caktohet masa a paraburgimit prej 30 ditësh.
Dejan Vasiq, avokat i të dyshuarit për sulm terrorist në veri, Dushan Maksimoviq, ka treguar se klientit të tij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Në një prononcim për media, ai ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën e Apelit ndaj kësaj mase.
“Dushan Maksimoviqit sot i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.Ne do të parashtrojmë ankesë dhe kemi paraqitur disa fakte që mendojmë se janë relevante dhe që tregojmë për diçka që ndoshta është më shumë mosmarrëveshje se sa që ka lidhje me veprën penale.Paralajmëroj për nesër ankesë dhe do ta shohim se si gjykata do ta trajtoj këtë ankesë tonën”, ka thënë ai, duke shtuar se klienti i tij ishte i shqetësuar.
“Dushani dje nuk ishte në gjendje të jap deklaratë. Ishte pak i shqetësuar për gjithë që ndodhi, por unë do të kërkoj që ai të merret në pyetje sa më parë, nëse është e mundur që nesër. Gjykimi është i mbyllur për opinionin dhe askush nga ne nuk ka autorizim që të jap detaje.. Mendoj se ai do t’i thotë të gjitha për rastin”, ka deklaruar ai, raporton RTV Dukagjini./Demokracia