Borrell bisedon në telefon me Kurtin dhe Vuçiqin, kërkon që sulmuesit të dorëzohen

- in Lajme

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me sulmet në Zveçan, ku humbi jetën një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Gjatë këtyre bisedave telefonike, Borrell ka përsëritur thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit./Demokracia