Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në rrjetin social ‘X’ ka treguar se ende po vazhdojnë të shtënat mes Policisë së Kosovës dhe grupit terrorist që e vranë policin kosovar Afrim Bunjaku.
“Një polic i Kosovës është vrarë në krye të detyrës derisa një tjetër është lënduar në veri, në komunën e Zveçanit. Të shtënat ndaj policisë po vazhdojnë. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje që Serbia të ndaloi së sponzorizuari sulmet terroriste në veri. Ndërsa vajtojmë për humbjen e oficerit tonë të rënë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të ruajtur sundimin e ligjit dhe sigurinë në të gjithë territorin tonë. Sponsorizimi i dhunës dhe terrorizmit nga Serbia është një shkelje e rëndë si e sigurisë sonë kombëtare, ashtu edhe e ligjit, parimeve dhe vlerave ndërkombëtare”, u shprehe Kurti në “X”./Demokracia.com/