Policët me jelekë antiplumbë pa afat, dështon tenderi për blerjen e tyre – Video

- in Lajme

Vendosja e tyre u ofron siguri.

Andaj, në çdo aksion që është më rrezikshmëri të lartë apo të mesme, policët janë të pajisur me jelekë antiplumbë.

Por, ata po dalin jo mjaftueshëm të sigurtë, pasi që shumicës prej tyre iu ka skaduar afati.

 

E tenderi për blerjen e tyre dështoi krejt pas dy vjet zvarritjesh.

Sipas Organit Shqyrtues të Prokurimit, tenderi i iniciuar nga Policia për antiplumbët, do të duhej të kthehej në rivlerësim.

Ish-drejtuesi i Policisë së Kosovës lidhur më këtë goxha fajtore po e lë OSHP-në.

“OSHP-ja ka vlerësuar dhe ka shtyrë këtë tender, duke vonuar blerjen e tyre”, tha ai.

Gjithashtu, i njëjti tregon rëndësinë e furnizimit me ta.

“Është jetike”, shton ish-drejtori.

Policia e Kosovës në vitin 2021, përmes këtij tenderi kishte planifikuar të blejë 600 copë jelekë antiplumbë të brendshëm, 2 mijë e 300 antiplumbë të jashtëm dhe 350 antiplumba taktikë për Njësi Speciale./Demokracia