Vrasja në veri: Grupi i armatosur kishin bllokuar magjistralen që dërgon në Mitrovicë para se ta sulmonin Policinë e Kosovës

- in Lajme

Polici i vrarë dhe ai i plagosur së pari janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, ku sipas klankosovës, polici tashmë i vrarë ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Sipas të dhënave ende të pakonfirmuara, deri te shkëmbimi i zjarreve ka ardhur pasi thuhet se një grup i armatosur e kanë bllokuar magjistralen që shpie nga Mitrovica për në Leposaviq dhe e kanë sulmuar me armë veturën zyrtare të policisë, në të cilën gjendeshin policët e Kosovës.

Grupi sulmues është fshehur për në Manastirin e Banjskës dhe ende ka të shtëna armësh mes tyre dhe policisë së Kosovës.
Ndërsa, zyrtari i plagosur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim të mëtutjeshëm./Demokracia