Jasharaj: Ka ende nxënës që vijnë në klasa pa tekste

- in Lajme

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ku ka folur për procesin e nisjes së vitit shkollor në shkollat e Kosovës.

Sipas Jasharajt, ka ende nxënës që nuk janë furnizuar me tekste shkollore.

“Kemi informacione dhe komunikojmë me kryetarët e sindikatave komunale dhe nga raportet që kemi ka një ndryshim pozitiv rreth furnizimit me tekste shkollore, por, fatkeqësisht duhet pranuar që edhe pse e kemi kaluar javën e tretë të mësimit të shtatorit ende ka shifra që flasin që një pjesë e nxënësve nuk janë furnizuar ende me tekste shkollore…” – deklaroi ai.

Kryesindikalisti i arsimit ka theksuar se SBAShK-u u ka bërë apel mësimdhënësve që të mos i nxjerrin nga klasa nxënësit pa libra shkollorë.

“Do të ishte mirë që vitin e ardhshëm shkollor të kemi tekste të reja shkollore nga 1 deri në klasën e 9. Jemi pa digjitalizim të shkollave, ende kemi raste të theksuara që vijnë në klasa pa tekste. Kemi bërë apel që mësimdhënësit të mos i largojnë nxënësit nga klasa”, tha ndër tjera ai./Demokracia