Kurti s’i çon më mysafirët në restorantin e Ridvan Muharremit, me Ashton darkon diku tjetër

- in Lajme

“Ndonëse rolet tona janë ndryshe sot me ç’ishin para dhjetë vite, përballemi me shumë prej çështjeve të njëjta”, ka shkruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me baroneshën Catherine Ashton, ku njoftoi edhe se kanë darkuar mbrëmë në periferi të Prishtinës.

Kurti njoftoi se me Ashton kanë diskutuar për çështjet politike, evropiane dhe rajonale.

“Dje shtrova darkë në periferi të Prishtinës për ish-Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshën Ashton, me të cilën folën për çështjet politike, evropiane dhe rajonale. Ndonëse rolet tona janë ndryshe sot me ç’ishin para dhjetë vite, përballemi me shumë prej çështjeve të njëjta”, ka shkruar Kurti në rrjetin ish-Twitter.