151 të shëruar dhe 16 viktima nga Covid-19 në Maqedoni

- in Rajoni dhe Bota

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë kryer 2160 teste nga të cilat 254 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 151 persona të shëruar dhe 16 të tjerë të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19./KosovaPress