Xhiro e 23 e kampionatit italian të njohur si Serie-A sot sjellë edhe derbin më të madh lokal në botë ndërmjet Milanit dhe Interit.
Për më shumë se 10 vite nuk është parë një derbi i tillë kur të dy skuadra e qytetit të modës janë në luftë të ashpër për Scudetto dhe momentalisht i ndanë vetëm një pikë pasi skuadra e Antonio Contes kryeson tabelën më një pikë më shumë se ajo e Piolit, përcjell KosovaPress.
Derbi i fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave në Kupën e Italisë solli polemika të mëdha të nxitura nga dyshja sulmuese Zlatan Ibrahimovic dhe Rumelu Lukaku dhe nuk përjashtohet mundësia që edhe ky i ditës së sotme të jetë i tillë.
Këto janë formacionet zyrtare:
Milan: Donarumma, Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez, Tonali, Kessie, Saelemakers, Calhanoglu, Rebic, Ibrahimovic
Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic, Lautaro, Lukaku/KosovaPress