Thaçi udhëton nga Haga për në Burojë, viziton babanë e tij të sëmurë

- in Lajme

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar nga Qendra e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për në fshatin e tij të lindjes, në Burojë të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.

Lirimi i tij i përkohshëm është konfirmuar nga Gjykata Speciale, të cilët kanë bërë me dije se kjo i është mundësuar për arsye humanitare shkaku i gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të Thaçit.

Ndërkohë Nacionale ka publikuar pamje nga hapësira jashtë shtëpisë së ish-presidentit në Burojë, ku shihen numër i konsiderueshëm i forcave policore të Bashkimit Evropian.

Nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë Thaçi në Kosovë.

/GazetaSinjali/