Biznesmenit Ridvan Muharrremi dhe pronar i “Bukë e Zemër” i dyshuar për keqpërdorimet me rezervat shtetërore me aferën e vajit dhe grurit, tashmë i është i ngritur një aktakuzë për vjedhje të rrymës në biznesin e tij.
Raportohet se ndaj Muharremit ekziston edhe një aktakuzë për vjedhje të rrymës.
Sipas raportimit, aktakuza ndaj Muharremit është ngritur më vitin 2021, tekasa dëmi që Prokuroria pretendon se i është bërë KEDS-it është 2 mijë e 473 euro.
Aktuza e siguruar nga Betimit për Drejtësi thekson që “Ridvan Muharremi po akuzohet se më datë 19 nëntor 2020 në furrën e tij, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme, me qëllim që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme ka shfrytëzuar njësorët e energjisë elektrike paautorizim të furnizuesit në këtë rast KEDS.”
“Muharremi ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve”, nga neni 314 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme deri 3 vjet burgim.” – raportohet tutje nga Betimi për Drejtësi.