Gjatë dy ditëve të fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell, me pak vranësira të lehta, të cilat mund të kenë shtrirje për gjatë relievit malor.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.