Digjet Klinika e Psikiatrisë, dyshohet për një person të vdekur e disa të lënduar

- in Lajme, Shëndetësi

Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar pas mesnate Klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Siç mëson Demokracia.com, dyshohet se i vdekuri është një pacient, 63 vjeçar.

Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve dhe as dëmeve materiale.
Po ashtu Demokracia.com mëson se mes të lënduarve ka edhe mjekë të klinikës.
/Demokracia