Ferizaj, u lëndua pasi e ndezi aksidentalisht bombolën e gazit

- in Lajme

Një person është lënduar në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj pasi ka thënë se nga pakujdesia ka ndezur bombolën e gazit dhe si pasojë është zgjeruar flaka.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësitë relevante policore, KEDS-it dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Lëndime trupore ka pësuar viktima dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore./Demokracia