Në hapjen e festivalit “Dokufest” në Prizren një grup kanë përformuar duke kërkuar të drejta për komunitetin transgjinor.
“Trans Rights Now” ishte mbishkrimi i njëri nga përformuesit, ku disa nga ta kanë dalë në skenë nudo.
Kjo përformancë e hapjes ka ngjallur reagime të ashpra të qytetarëve, ku ndër ta deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se “gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne.”