Ministrja Rozeta Hajdari, sot, njoftoi se e ka paditur gazetën Nacionale, gazetarin Berat Buzhala dhe zyrtarin e MINT, Enver Hajrullahun, në lidhje me përgjimet e grurit dhe vajit.
Në lidhje me këtë temë, ka reaguar analisti, Fitim Salihu.
Në fakt, z. Salihu ka ironizuar me Hajdarin.
“Logjika e padive te qeverise ndaj medias: kurgja s’eshte marre na me vjedhe, çka eshte marre ju me raportu per hajnine tone”, ka shkruar Salihu.