IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për dhunë në familje

- in Lajme

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dje një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, raporton Gazeta Sinjali.

Zyrtari policor nga Podujeva, pas arrestimit është ndaluar për 48 orë dhe i njëjti është suspenduar.

“Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”, njofton IPK.

/GazetaSinjali/