Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar sot në pikë të mëngjesit rreth protestës së thirrur nga AGK, në kundërshtim të mbylljes së mediumit Klan Kosova. Pas një postimi të gjatë mbrëmë në Facebook, ku tha u fut në konspiracione, sot ai ka dalë me një tjetër postim. Reagimet e deputetëve të Vetëvendosjes, sipas gazetarit Leonard Kerquki po shpërfaqin një hall të madh që e ka pushteti, raporton Sinjali. Sipas tij, pushteti nuk po bën asgjë tjetër, por vetëm po merret me gazetarët. “Pushteti e ka nji hall te madh miq. Krejt grupi parlamentar i VV’se paska shkru statusa dje se pse gazetaret nuk duhet te dalin ne proteste sot. I fundit mbreme, para se me flejt, ka shkru Ardian Gola, diku ne oren 1 te nates. Edhe pse ka shkru edhe mbreme, Dimal Basha, nderkaq, e paska leshu edhe nji status sot ne ora 6 te mengjesit. Kurre s’kam me kuptu, qysh asht e mundur pushteti qe i ka mbi 50 perqind nuk e bon asnje pune, e tane diten merret vec me gazetare?!”, ka shkruar Kerquki në Facebook. Në fund, ai ka bërë të ditur se do të marrë pjesë sot në protestën e thirrur nga AGK, në mbrojtje të mediave dhe fjalës së lirë.

- in Lajme

Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar sërish për rastin e Klan Kosovës, duke thënë se nuk po duan ta mbyllin për arsye parimore, por sipas tij, për t’ua mbyllur gojën mediave tjera.

Ai tha se qeveria po do t’i frikësojë mediat e t’i disiplinojë, teksa bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme që organizohet nga AGK-ja.

“Në ora 12, nën organizimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, protestohet në qendër të Prishtinës. Qaty kah bishti i protestës jam edhe unë me stafin e Nacionales”.

“Kjo është protestë e gazetarëve dhe shoqërisë civile, është simbolike, jo gjithëpopullore. Këta të pushtetit mos të lodhen me foto që pastaj të thonë he he he sa pak dolën, se i bojmë na vetë fotot dhe i publikojmë”, tha Buzhala.

“Pytja ime për ta është: Pse po merakoseni? Në fakt, unë e falënderoj publikisht Armend Mujën, që na i vërtetoi dy sene që na jemi duke i thënë qe 1 muaj: Çështjen e pronësisë së mediave duhet me e rregullu KPM-ja dhe askusht tjetër. KPM i ka të gjitha mjetet me i rregullu dhe monitoru mediat. Normalisht, pyetja ëshë qysh i mori dokumentet Armendi nga KPM-ja”, tha ai.

/GazetaSinjali/