Liverpooli e ka humbur edhe derbin me Evertonin që u zhvillua të shtunën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25 të Premier Ligës me rezultat 2-0.
Ndeshja filloi shumë keq për Liverpoolin që pësoi gol nga Richarlison pas vetëm tre minutave lojë, raporton KosovaPress.
Humbjen e katër radhazi për Liverpoolin e vulosi Sigurdson në minutën e 83 të takimit nga penalltia.
Xherdan Shaqiri luajti rreth 30 minuta në këtë ndeshje por nuk e ndihmoi dot Liverpoolin për ta shmangur këtë disfatë.
Pas kësaj ndeshje, Liverpooli dhe Evertoni kanë nga 40 pikë dhe ndajnë pozitat gjashte dhe shtatë në tabelë./KosovaPress