Kosovë – Sllovaki, rezultati pas pjesës së parë të ndeshjes

- in Sport

Ka përfunduar 20 minutëshi i parë i ndeshjes së basketbollit ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë, ndeshje kjo e vlefshme për parakualifikimet për në Kampionatin Botëror 2023.

Kjo ndeshje është vendimtare pasi fituesi i këtij dueli do të vazhdoj tutje në këtë garë, përcjell KosovaPress.

Rezultati pas pjesë së parë është 37 -35 në të mirë të Kosovës që ka treguar një lojë shumë efikase deri më tani, por që pati një rënie në minutat e fundit të kësaj pjese./KosovaPress