Limaj për presidenten Osmanin: Kukull për gjynah e patericë e Qeverisë Kurti

- in Lajme

Limaj vlerëson se roli i Osmanit në situatën e tensionuar muajt e fundit, është i pamjaftueshëm në raport me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore që ka e para e vendi, duke thënë se nuk ka parë në asnjë moment ndonjë adresim të saj ndaj popullit për situatën në veri, sanksionet nga SHBA dhe BE dhe çështje të tjera.

Limaj ka thënë se qasja e Osmanit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është më e ‘rrezikshme’ se vet ajo e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

“Si një kukull për gjynah si, një patericë e kësaj Qeverie si një. Unë e di që një pjesë e madhe kështu do t`i largohen Albin Kurtit kur ta shohin që po fundoset do të bëjnë përpjekje që të mbahen, të grithen kështu e shoh Osmanin, por jo në shërbim të vendit. Rolin e presidentes, kryeministrit, kryetarit të kuvendit e sheh në raport me vendin, qëndrimin e tyre në raport më të vërteten ndaj vendit, jo me të huaj”, ka thënë ai.

Sipas tij, ata nuk kanë raport me vendin e tyre.

“S`kanë sinqeritet në raport me vendin e tyre, ata çka po tentojnë është lënia e një përshtypje që kinse ka do njerëz pak më të kuptueshëm, ama mesazhi është për të çuar në disa zyre diplomatike, por jo ndaj vendit të tyre. Kur i është drejtuar kombit presidentja për gjendjen e krijuar, jo vetëm në Kuvend se ajo është protokollare, është formalitet. A e dini sa zhvillimet kanë qenë në Kosovë që presidentja është dashur ta ketë qëndrimin e saj dhe t`i drejtohet kombit para mediave, kur ju ka drejtuar asnjëherë, që i bie se këta njerëz nuk kanë raport me shtetin, këqyrni këto raporte, disa prej tyre që për mua janë me të këqija se të kryeministrit, të paktën kryeministri është ky që është, këtu ka hipokrizi më shumë. Drejtuesi i vendit shihet dhe vlerësohet raporti i tij me të vërtetën këtë rast të shtetit, këta nuk kanë asnjë raport me shtetin e tyre , këta nuk lodhen për shtetin e tyre, nuk kanë kurrfarë raporti me shtetit, tentojnë ta çojnë ndonjë mesazh “nuk jam krejt si Albini” kështu që unë i shoh të dytë kukulla mjerana”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

/GazetaSinjali/