Komandanti i UÇK-së në Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, është pyetur nga Prokuroria e Specializuar për qendrat e ndalimit në këtë zonë.
Mustafa ka thënë se ata persona kanë qenë kundër misionit të lirisë.
Nacionale sjell përgjigjet e plota të Mustafës:
Prokurorja: Çfarë etnie kishin njerëzit e ndaluar?
Rrustem Mustafa: Kanë qenë njerëz që kanë ra ndesh me rregullat e luftës, nuk ka qenë interes i yni të ndiqet nacionaliteti. Kushdo që shkeljte këto rregullta ishte kundër luftës. Ka mundur të ketë serbë, shqiptarë.
Prokurorja: Kur thoni kundërshtonin rregullat e luftës, cfarë mendoni?
Rrustem Mustafa: Ishin kundër misionit të lirisë, ose prishnin ambientin ku ne po qëndronim.
Prokurorja: Pra ishin njerëz që kundërshtonin misionin e UÇK-së?
Rrustem Mustafa: po, ka pas edhe të tillë.
Prokurorja: Sa njerëz janë trajtuar në këtë mënyrë?
Rrustem Mustafa: Duke përfshirë edhe ushtarët e mi, nuk kalon numri treshifrorë.
Prokurorja: Këta ishin njerëz që u është gjykuar se ndalimi është masë e domosdoshme?
Rrustem Mustafa: Nuk dëgjohet
Prokurorja: Në cilat vende në zonën e Llapit janë ndaluar njerëzit?
Rrustem Mustafa: Po dëshiroj mund të përpiqem t’i njohë, por janë në proces dhe për të gjitha ka evidencë. Brigada tek ne 151, 152 dhe komanda e zonës ka mundur të ketë shtëpi ndalimi. Në Bradash, Llapashticë, Buricë dhe krejt në fund në Potok dhe Majac.
Prokurorja: Ka pasur një shtëpi kryesore të ndalimit?
Rrustem Mustafa: Po, në Llapashticë.
Prokurorja: Ka qenë gjithmonë e vendosur ato, apo është zhvendosur?
Rrustem Mustafa: Ka mundur të lëvizë.
Prokurorja: Kishit parasysh kohën gjatë kohës që janë mbajtur të ndaluar? Në cfarë periudhe ka operuar kjo qendra e ndalimit në Bajgorë?
Rrustem Mustafa: Ka qenë korriku gushti.
Prokurorja: Kur filloi të operonte qendra e ndalimit në Llapashticë?
Rrustem Mustafa: Me siguri pasi është zhvendosur shtabi i zonës.
Prokurorja: Keni shkuar një herë apo më shumë se një herë te qendra e ndalimit?
Rrustem Mustafa: Kam qenë një herë.
Prokurorija: Kush ishte me ju në qendrën e ndalimit në Majac:
Rrustem Mustafa: Mbase nga ndonjë ushtar. Nuk jam i sigurt./Nacionale