Sot shumë nxehtë, këshillohet të mos qëndroni gjatë jashtë

- in Lajme

Sot  parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Këshillohet kujdes nëse jeni jashtë për periudha të gjata kohore.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-42 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C.

/GazetaSinjali/