Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjen lokalin në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe goditën dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë. Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023, shkruan Raport tv.
Në mesin e dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.
Shkak i përleshjes u bë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyn lokalin dhe ata bëhen prehë e një dhune barbare.