(Ç)kapja e shtetit: Anëtari i VV-së dhe shoku i studimeve i Kurtit zgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit

- in Lajme

Kjo u njoftua përmes një komunikate për media, ku bëhet me dije se rektori i ri ka marrë shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e statutit.

Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit ‘Kadri Zeka’ dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i zgjedhur nga Senati i Universitetit. Rektori është zgjedhur duke marrë shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e këtij statuti”,  thuhet në komunikatë.

Dërmaku i cili ishte shok i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, gjatë studimeve në Fakultetin e Elektroteknikës, ishte prezantuar si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje gushtin e vitit 2018.

Jemi të së njëjtës gjeneratë dhe kemi studiuar bashkë në Fakultetin e Elektroteknikës. Tash do të jemi sërish bashkë në Lëvizje”, kishte shkruar Kurti në postimin e tij.

Dërmaku një shpërblim nga partia e tij e mori edhe në vitin 2020, kur ishte zgjedhur në bordin e përkohshëm në Infrakos.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pati bërë një postim skandaloz, ku thoshte se dy anëtarët e Bordit, Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni, ‘njëmend’ janë anëtarë të VV-së, por ata janë të besueshëm dhe nuk VJEDHIN.

Dje në mbledhjen e Qeverisë kemi shkarkuar bordet ekzistuese e më pas kemi emëruar bordet e përkohshme për Postën e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës – Infrakos dhe KRU “Prishtina”. Këto janë borde të përkohshme dhe emergjente të pranverës, të cilat nuk do t’i zë vjeshta aty. I kemi për ta ndalur gjakderdhjen financiare dhe rënien e lirë të ndërmarrjeve jetike për qytetarët. Mentor Hyseni e Artan Dërmaku njëmend janë anëtarësuar së voni në LVV por ata janë profesionistë të sprovuar të Kosovës e jo militantë partie politike. Janë njerëz që ju beson Qeveria dhe që nuk vjedhin. Bordi i përkohshëm bën punë ekipore dhe ka vendimmarrje kolektive me shumicë votash. Artan Dërmaku dhe Mentor Hyseni nuk kanë asnjë post në strukturat e LVV. Bordi i ri me mandat të plotë përzgjidhet përmes një procedure të hapur dhe transparente të konkurrimit jo më larg se gjashtë muaj prej tani”, pati shkruar Hajdari.

Ndaj emërimit të tij si rektor i universitetit ‘Kadri Zeka’ ka reaguar edhe kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, e cila ka thënë se ndryshimi po merr formën e kapjes së institucioneve.

Anëtari i VV-së, rektor i Univeristetit të Gjilanit! Thonin që do t‘a bëjnë ‘çkapjen’… ‘Çkapje’ duke zgjedhur anëtarin e VV-së rektor të Universitetit të Gjilanit?! Rektor partiak?! ‘Ndryshimi’ i kërkuar po merr formë: Kapje e të gjitha institucioneve publike nga partia në pushtet”, shkroi ajo.

/GazetaSinjali