Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të qëndrojë në Sarajevë.
Ai këtë mëngjes ka përshëndetur krejt Kosovën, në shkrimin e fundit që ka bërë në Facebook.
“…dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, ka shkruar Rama, transmeton Gazeta Sinjali.
Rama ka ardhur dje në mesditë në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.