Musliu e ashpër me Muratin: Jo rrenc jo, mungesa e punëtorëve është që po e lëshojnë Kosovën

- in Lajme

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili foli sot për mungesën e punëtorëve, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu e ka quajtur rrenc Muratin, duke i thënë se mungesa e punëtorëve është për shkak se qytetarët po ikin nga Kosova.

Deputetja ka thënë se Qeveria e ka dëshmuar se janë të vetmit të paaftë, jokompetent dhe injorantë, teksa i quajti edhe mashtrues, zhylla e shkatërrues.

“Jo rrenc jo, mungesa e punetoreve është qe po e leshojne Kosoven.  Qytetaret po ikun nga Kosova. Po ikun nga ju! Te vetmit te paafte, jo kompetent e injorant ne çdo aspekt qe dy vjet e keni deshmu qe jeni ju. Mos i ofendo qytetaret, mjaft ua keni vra shpresen tash  ja jeni nise edhe i  ofendoni”, shkroi Musliu.

Ndryshe, pak më parë, në një konferencë për media, Murati ka përmendur dy arsye që sipas tij janë shkaku i mospërputhjes mes aftësive që kërkohen nga tregu i punës dhe atyre që shumica e të rinjve tanë i kanë dhe problemi i mosofrimit të kushteve të nevojshme nga bizneset./Sinjali