Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ndodhet në pikën kufitare në Merdarë, në pritje të mbërritjes së policëve kosovarë, që u rrëmbyen nga autoritetet e Serbisë brenda Kosovës.
Megjithatë, askush nga qeveritarët nuk është parë në këtë pikë kufitare për të pritur policët e liruar.
Në Merdarë është duke u përgatitur edhe pritja me vetura të policisë.
Kujtojmë se tre policët kosovarë janë liruar sot në procedurë të rregullt nga gjykata në Krilevë.
Gjykata e Lartë në Kralevë “ka konfirmuar aktakuzën” ndaj tyre por se ka lëshuar vendimin “që i jep fund mbajtjes së tyre në paraburgim”, u njoftua në mëngjesin e sotëm në mediat serbe.
“Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë kundër të dyshuarve BS, RZ dhe Sh.M. për nga një vepër penale, prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse nga Art. Rr. 348. 4. në lidhje me para. 2 në lidhje me para. 1 të Kodit Penal (të Serbisë), trupi jogjykues i Gjykatës së Lartë në Kraljevë ka konfirmuar aktakuzën ndaj të pandehurve të lartpërmendur dhe ka nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurve u është ndërprerë paraburgimi”, thanë Gjykata e Kralevës.
/Demokracia