Tre policët që u kidnapuan në veri janë liruar sot.
Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovë.
Të njëjtit dolën sot sërish para Gjykatës së Kralevës në Serbi, shkruan Gazeta Express.
Tre policet janë kidnapuar javë më parë brenda territorit të Kosovës, ashtu siç kanë deklaruar institucionet e vendit.
Ata u arrestuan nga forcat serbe, ndërsa ditë më parë prokuroria në Serbi kishte caktuar masën e paraburgimit./Periskopi