Kastriot Hulaj, qytetar nga Komuna e Deçanit kishte vendosur në pronën e tij një pano me logo të UÇK’së dhe NATO’s në shenjë falënderimi për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës.
Por, një gjë e pazakontë i ndodhi. Pano u largua këtë pasdite nga KFOR’ri dhe Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas autorit, zyrtarët që hoqën panon nuk i kanë dhënë asnjë arsyetim apo dokument – vendim për rrënimin e panos të cilën e kishte vendosur në pronën e tij.

SHARE:

Hulaj, në një postim në Facebook ka njoftuar se do të marr masa në Prokurori dhe Gjykatë lidhur me rastin.
Ai pa paralajmëruar se do ta ‘mbush Deçanin me shkronjat e UÇK’së’.
“Pa asnjë arsyetim e me masa të rrepta të Policisë së Kosovës,dhe Kforit Italian dhe pa asnjë dokument apo vendim për rrënim, pasditën e sotme më janë rrënuar panot të cilat ishin pronë e imja. Qudija e gjithë kësaj pune është se pse u desht të rrënohen bash sot, kur në të i vëndosa këto tri shkronja UÇK sepse panot ishin aty tash e disa muaj.”, ka shkruar Hulaj.

Ja çfarë shkruan ai:
Pa asnjë arsyetim e me masa të rrepta të Policisë së Kosovës,dhe Kforit Italian dhe pa asnjë dokument apo vendim për rrënim, pasditën e sotme më janë rrënuar panot të cilat ishin pronë e imja. Qudija e gjithë kësaj pune është se pse u desht të rrënohen bash sot, kur në të i vëndosa këto tri shkronja UÇK sepse panot ishin aty tash e disa muaj.!
Me këtë rast unë do të inicoj si rast dhe sigurisht do të merret prokurija dhe gjyjata!
Gjithsesi, qytetar të Deçanit e ju ish ushtarë të vërtetë të UÇK-ës mos u mërzitni sepse ditëve në vijim do ta mbushim gjithandej Deçanin po më këto shkronja e po më këtë llogo (të njejtën).
Rrnoft UÇK-ja!/Demokracia