Ngrënia e ushqimeve me ngjyrë të verdhë na lejon të jemi më të lumtur. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga “The Happy Egg Company”, një kompani kaliforniane e shpendëve që pagoi një grup shkencëtarësh për të vendosur mbi ndikimin e ushqimeve me ngjyra të ndryshme në humor. Kështu rezulton se humori ynë ndryshon sipas asaj që gjejmë në pjatë, në mënyrë kromatike.
Studimi tregoi se bananet, vezët, ananasi, specat, djathrat do t’ju bënin më të lumtur. Testi tregoi se përgjigjet më të shpejta, që për rrjedhojë nënkuptonin instinktivitet më të madh, ishin ato që lidhen me ushqimet e verdha.
“Ka disa studime që tregojnë se si ngjyra mund të prekë emocionet tona, por ne u befasuam kur zbuluam se shumë ushqime të verdha ngjallnin kaq shumë ndjesi pozitive, duke stimuluar gjithashtu shijen dhe oreksin”, shpjegoi David Leëis, neuropsikiatër dhe kreu i Mindlab International.
Pse pikërisht ushqimet e verdha na bëjnë më të lumtur?
Sipas studimit në 1000 pjesëmarrës, pothuajse 70% preferonin ushqimet e verdha në krahasim me ato me ngjyra të tjera. Sipas psikologëve që morën pjesë në studim, kjo varet nga kujtimet e fëmijërisë, në të cilat e verdha përfaqëson lumturinë për shkak të lidhjes mendore me lodrat dhe rrezet e diellit.
Por jo vetëm ky lloj ushqimi shoqërohet me një përmirësim të humorit. Ne kemi përzgjedhur ato ushqime që duhet të hani për të qenë më të lumtur.