Ai ka thënë se mos trajtimi i duhur mjekësor ndaj policëve kosovarë është shqetësim i madh.
“Fakti që zyra ndërlidhëse e Kosovës, në Beograd paralajmëroi autoritetet serbe dhe komunitetin diplomatik për nevojën e trajtimit mjekësor, vetëm për t’u injoruar tërësisht nga autoritetet serbe, është një shqetësim i madh’, ka thënë ai.“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i dënojë me zë të lartë këto mizori dhe t’i bëjë presion Serbisë që të lirojë menjëherë oficerët tanë. Heshtja dhe mosveprimi i barabartë bashkëfajësi”, ka vijuar ai.