Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka vendosur një pankartë me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në foltoren e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
“Edhe nëse Qeveria harron, populli nuk harron”, thuhet në to.
Kjo protestë e AAK-së vjen pas akuzave të kësaj partie drejtuar Qeverisë për dëmtim të aleancës me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.
