Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar pas arrestimit të Milun Milenkoviq, i njohur si Llune, e që është njëri nga organizatorët kryesorë të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë tensionimit të situatës në komunat në veri të vendit.
Nga një video e publikuar nga portali Jepi zë, i Mitrovicës, shihet se si disa qytetarë atje, e sulmonin Policinë e Kosovës.
Në video gjithashtu vërhet, se Policët largoheshin pas sulmit nga qytetarët.
Demokracia