Derbi i “Merseyside”, Liverpool pret në shtëpi Evertonin

- in Sport

Rivalët e “Merseyside” Liverpool dhe Everton do të përballen sot për të 289-ën herë, ku i ndanë vetëm një pozitë dhe tre pikë, në Premier Ligën angleze.

Kampioni i Premier Ligës ka pësuar rënie të formës në dy muajt e fundit, duke i dhënë shans rivalit të qytetit që të afrohet në vetëm në tre pikë, përcjell KosovaPress.

Pas 24 ndeshjeve, Liverpooli gjen vetën në vendin e gjashtë në tabelë, me 11 fitore, shtatë barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar 40 pikë, dy më pak se vendi i katërt dhe i pestë, respektivisht Chelsea e West Ham.

Në anën tjetër, skuadra e Everton pas 23 xhirosh, ka arritur të regjistroj 11 fitore, katër barazime dhe tetë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e shtatë, me gjithsej 37 pikë.

Liverpool vazhdon të jetë pa Virgil Van Dijk, Joe Gomez e Joel Matip, por mungesa të tjera do të jenë edhe Fabinho, Milner e Diogo Jota. Naby Keita pritet të përfshihet në formacionin e sotëm.

Tek Evertoni pritet të mungojnë Yerry Mina e Jean-Philippe Gbamin. Ancelotti po ashtu e konfirmoi se janë rikthyer nga lëndimet sulmuesi Dominic Calvert-Lewin dhe mesfushori Allan.

Të dy trajnerët, Klopp dhe Ancelotti do të kenë sot qëllim fitoren, dhe pritet të paraqiten me lojtarët më të mirë në fushë, dhe formacionet e mundshme mund t’i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Kabak, Henderson, Robertson; Thiago, Wijnaldum, Jones; Salah, Firmino, Mane

Everton (4-2-3-1): Pickford; Coleman, Holgate, Keane, Digne; Doucoure, Allan; Rodriguez, Sigurdsson, Richarlison; Calvert-Lewin

18:30 Liverpool (6) – Everton (7) (Stadiumi Anfield Road)/KosovaPress