Vazhdon xhiro e 24 në La Ligan spanjolle

- in Sport

La Liga spanjolle rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 24.

Programi i ditës së shtune parasheh të zhvillohen dy ndeshje interesante, ku Atletico Madrid pret në shtëpi skuadrën e Levantes, dhe Real Madrid është mysafirë i Valladolid, përcjell KosovaPress.

Atletico Madridi vazhdon të kryesojë tabelën e La Ligas me 55 pikë, gjashtë më shumë se vendi i dytë Real Madridi, që ka 49 pikë. Top 4 e përmbyllin Barcelona me 46 pikë dhe Sevilla me 45 sosh.

Në zonën e rrezikut gjenden Valladolid, Elche e Huesca. Huesca gjendet në vendin e fundit, Elche në të 19-in dhe Valladolid pozicionohet në vendin e 18-të.

Programin e plotë të ndeshjeve në La Ligan spanjolle e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

14:00 Elche (19) – Eibar (17) (Stadiumi Manuel Martinez Valero)

16:15 Atletico Madrid (1) – Levante (11) (Stadiumi Wanda Metropolitano)

18:30 Valencia (13) – Celta Vigo (9) (Stadiumi Mestalla)

21:00 Valladolid (18) – Real Madrid (2) (Stadiumi Jose Zorrilla/KosovaPress