Publikohen pamjet nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj – VIDEO

- in Lajme

I riu nga Skenderaj, Arxhend Goxhuli, ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.

Mediat lokale kanë publikuar pamje të momentit kur vetura përplaset me anësoret e rrugës.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i ndjeri kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me anësoret e rrugës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Sinjali