Kur ka kaluar më shumë se një javë nga nisja e protestave në veri, situata të ndryshme janë shkaktuar atje.
Të hënën e kaluar ushtarët e KFOR-it u sulmuan me armë, shok-bomba e mjete të forta nga grupet kriminale.
Megjithatë, situata duket të ketë ndryshuar së fundmi.
Serbët në Leposaviq janë parë duke luajtur me litarë me disa pjesëtarë të KFOR-it, raportojnë mediat serbe.
Sipas videos së publikuar, në këtë garë fituan serbët vendas.
Këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviq për më shumë se 45 vjet, sipas mediave lokale.
